Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo në emisionin ‘Log.’ ku po diskutohet tema ‘Zgjedhjet e 14 majit, me kë është SHBA?’ tha se marrëdhëniet me këtë të fundit përherë kanë qenë në interes për të mirën e përbashkët.

Milo tha se historia e tregon se SHBA dhe Shqipëri nuk kanë qenë bardhë e zi, dhe se në shumicën e fundit Amerika ka bërë përpjekje për të rivendosur marrëdhënie diplomatike me vendin tonë dhe në kohën e komunizmit.

Sakaq shtoi se dhe vetë diktatori Enver Hoxha ka bërë përpjekje në këtë aspekt për interesa shtetërore.

Paskal Milo: Në marrëdhënien mes shteteve nuk mbështeten vetëm në parimet morale, por vetëm interesave për të mirën e përbashkët. Nëse përqendrohemi në marrëdhëniet e Shqipërisë dhe SHBA, në periudha të caktuara SHBA kanë parë aspektin moral. Ndarja reale është bërë që në tetor të 44-ës për tu vendosur bazat. SHBA kanë qenë të interesuara që të kenë prani diplomatike në Shqipëri, nuk kanë ikur me dëshirë në 46-tën, dhe mosnjohja e traktatit por dhe marrëveshjet shumë palëshe. SHBA kanë bërë përpjekjeje për të rivendosur marrëdhënie diplomatike me ne, në qoftë se nga 49 është Enver Hoxha që kërkoi rivendosje për marrëdhënien për 9 vite, pas 1960 ndryshuan rolet, Shqipëria refuzoi. Dua të them që shpeshherë të dëshmoj që marrëdhënia mes dy vendeve nuk është bardh e zi, të jep kënaqësi pasi dëshmon se ka qenë dinamike. Kur Enver Hoxha mori hapa për të rregulluar marrëdhëniet e bëri në mënyrë të fshehtë, se ia tha Stalini. Politikisht nuk i interesonte gjatë Luftës së Ftohtë për këtë pjesë, Stalin i gjykonte më gjerë gjërat. Janë bërë tre takime në Neë York, pasi donin të arrinin marrëveshje por amerikanët jo pasi kishin vendosur me britanikët të godasin sistemin sovjetik në hallkën më të dobët, filluan përpjekjet për rrëzimin komunist. Shqipëria u përzgjodh si një vend ku do ushtrohej si model shembja e regjimit me dhunë. Shqipëria ka tentuar dhe përmes Francës që të rivendosë marrëdhëniet, po amerikanët ishin të vendosur për jo dhe ndryshuan rolet dhe pozicioni i Shqipërisë. Ka shumë bisedime në atë kohë, për fatin e Shqipërisë. Unë në analizën time e kam shpjeguar që SHBA as nuk e afroi shumë Hoxhën por as nuk e largoi.

Enver Hoxha pse i donte marrëdhëniet me SHBA deri vonë?

Deri në 1958, Hoxha donte të shikonte interesat shtetërore. Ai tentoi, ka dhënë mesazh për marrëdhëniet. Në 1973 SHBA filloi të shihte marrëdhëniet me Shqipërinë, kishin ndryshuar raportet. Në vitin 72 ai dërgoi një letër shumë të ashpër ndaj SHBA.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re