Avokati Altin Goxhaj, si një mbështetës i pakushtëzuar i Trumpi-t është munduar të analizojë zgjedhjet në SHBA, jashtë optikës së subjektivizmit  personal, por duke u bazuar në fakte dhe të dhëna të publikuar nga mediat amerikane.

Përmes një interviste të dhënë për FaxNews, avokati si fillim komenton gjestin e Trump për të shkuar për të luajtur golf, ditën që Biden u shpall presidenti i ardhshëm i ShBA-ve. Këtë gjest Goxhaj e cilëson si një dëshmi sigurie se Trump do të fitojë në Gjykatë. Madje ai e krahëson në analogji dhe me një gjest të bërë prej Skënderbeut gjatë kohës që Kruja kishte ishte nën rrethimin e osmanëve.

Gjenerali i Skënderbeut ushqeu një gomar deri sa ngordhi nga i ngrëni dhe ia hodhi turqëve përpara, për t’i demostruar atyre bollëkun e ushqimit që kishin në kala, pavarësisht kohës së gjatë të rrethimit. Analogjikisht Trumpi me veprimin e tij për të luajtur golf, gjatë kohës që u shpall fituesi, përcjell mesazhin se është i qetë dhë ka kohë për ta fituar betejën në Gjykatë.

“Pavarësisht se kemi një fitore De facto të Biden, kemi një Donald Trump që në momentin që del ky lajm luan golf. Mua më kujton kjo loja e golfit të Trump-it atë historinë e Skënderbeut me turqit, kur ishte në kala dhe kalaja ishte e rrethuar prej disa kohësh.

Komandanti i Skënderbeut ushqeu një gomar grurë deri sa plasi dhe e hodhi nga bedenat, për t’i treguar turqëve që ne kemi aq shumë ushqim këtu sa e kemi me nge dhe sa gomari mund të vdesi nga i ngrëni dhe turqit ikin. Teknikat e lojës së golfit  është një mesazh  për të thënë merreni me qetësi se kam fituar dhe unë do ta çoj në gjykatë”, u shpreh Goxhaj.

Avokat Goxhaj gjithashtu u ndal dhe te diskutimi mbi manipulimin e votave, ku sipas të dhënave të publikuara në media, ka persona që u ndalohej votimi në një shtet të caktuar dhe kanë përdorur postën si një mjet për të votuar në një shtet tjetër, aty ku Biden ka pasur nevojë. Vota postare sipas Goxhaj duhet të jetë objekt hetimi nga Gjykata.

“Ka pretendime nga stafi i Trump se ai ka fituar. Votat që i dhanë fitoren Biden në ato shtete kyçe, janë aty janë vota me hile. Unë po shpjegoj se çfarë ka publikuar këto ditë media, që nuk janë mohuar se nuk ekzistojnë këto lloj mundësish siç pretendon Trump-i.

Po tregohen raste se si vota nuk është votuar gjithmonë nga i njëjti person që ka pasur emrin. Ka raste kur qytetarë që nuk kanë patur të mundur votimin në një shtet të caktuar kanë votuar në një shtet tjetër me postë. Manipulimet që kanë ndodh me anën e postës mund të hetohen me gjyq”, shtoi avokati.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re