Atletet më të reja sportive të prodhuara nga marka “Puma” kanë shkaktuar shumë teori konspirative në internet. Disa pretendojnë se atletet ngjajnë me hijen e Hitlerit dhe disa të tjerë më shkrimtarin e famshëm, Gogol.
Teoria e komplotit se atletet ‘Storm Adrenaline’ janë frymëzuar nga Hitleri mori edhe përmasa të tjera, pasi shumë përdorues të rrjetit pretendonin se kishin prova që Rudolf Dassler, themeluesi i kompanisë, është anëtar i Partisë Naziste dhe një socialist i zjarrtë.

Por ka edhe nga ata që shkruajnë se atletet janë frymëzuar nga shkrimtari rus Nikolay Gogol.


Edhe pse teoritë konspirative në rrjet vazhdojnë, kjo nuk i ka penguar fare shitjet e produktit, të cilit më shumë iu bë reklamë sesa dëm.
(k.m/dosja.al)
