Partia qeverisëse e Presidentit francez Emmanuel Macron ndaloi kandidaten muslimane të marrë pjesë në zgjedhjet lokale pasi ajo u fotografua e veshur me hixhab për një poster fushate, e cila provokoi kritika nga ekspertët dhe hapi përçarje brenda partisë.

Partia e Macron La Republique en Marche (Republika në Lëvizje, LREM) deklaroi se qëndrimi i saj është që në Francën laike të mos ketë vend për simbole fetare në materialin zgjedhor.

“Kjo grua nuk do të jetë kandidate e Marche,” i tha Stanislas Guerini, sekretari i përgjithshëm i partisë, radion RTL, duke aluduar në Sarah Zemmahi.

Një zyrtar i afërt me Guerini tha se Zemmahi do të informohej zyrtarisht me shkrim për vendimin e partisë, pretendon Reuters.

Ligji nuk ndalon simbolet fetare

Në poster, Zammahi ka veshur një hixhab, një shami në kokë të veshur nga shumë besimtarë muslimanë.

Posteri lexon “Ndryshe, por të bashkuar për ju”, i cili duhet t’i referohet diversitetit.

Ligji francez nuk ndalon mbajtjen e hixhabit ose simboleve të tjera fetare në fotografitë që shfaqen në materialin zgjedhor.

Problemi i hixhabit shpërtheu pasi drejtuesja e partisë së ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, postoi një foto të posterit në Twitter me pyetjen: “A jeni duke luftuar separatizmin kështu?”.

Guerini iu përgjigj cicërimës dhe shkroi se posteri do të tërhiqej dhe Sara Zemmahi do të humbte mbështetjen e partisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re