Një javë më parë HMD Global prezantoi Nokia 6 2018 i cili vinte me Android 7.1.1 Nougat dhe kushtonte 230 dollarë.
Zhgënjimi më i madh ishte mungesa e Android 8.0 Oreo ndërsa HMD Global njoftoi ditën e Hëne se versioni më i fundit i sistemit operativ është i disponueshëm për gjeneratën e dytë të Nokia 6 dhe Nokia 7 të vitit të kaluar.
Nokia 7 shitet vetëm në Kinë ndërsa Nokia 6 pritet të ofrohet edhe në vende të tjera të botës.
Të dy telefonët kanë procesorë Snapdragon 630 dhe kamera të pasme 16 megapiksel. Modeli i parë i Nokia 6 debutoi në Korrik të 2017-ës dhe aktualisht po ndjek një program beta të Oreo.
Në tërësi HMD ka bërë një punë të shkëlqyer me kalimin e telefonëve në Android 8.0 Oreo.
Nokia 8 pritet të shpejti të marrë përditësimin, dhe bëhet fjalë për një Android të pastër. /PCWorld Albanian

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re