Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 40-vjeçar, pasi është pikasur me armë me vete. 40-vjeçari, Mario Nika, sapo ka pikasur kontrollin policor ka hedhur nga dritarja e automjetit një çantë në zonën e “5 Majit”.

 

Pas kontrollit rezultoi se në çantë ndodheshin një pistoletë, fishekë dhe një palë pranga.

 

“Në rrugën “5 Maji”, shtetasi M. N., sapo ka parë shërbimet e Policisë, ka hedhur nga dritarja e automjetit,  çantën ku mbante një pistoletë, fishekë dhe një palë pranga. Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë duke kapur dhe vënë në pranga drejtuesin e automjetit, shtetasin M. N”, njofton policia.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re