Një 43-vjeçar është arrestuar, pasi akuzohet se ka hedhur një cigare dhe  për pasojë është djegur një sipërfaqe toke e mbjellë.

 

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Lumas, në Cërrik, ku dyshohet se ky 43-vjeçari nga pakujdesia ka ndezur zjarr në tokën e tij, dhe nga përhapja e flakëve, janë djegur disa sipërfaqe të mbjella, në pronësi të 2 shtetasve të tjerë.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re