MALIQ- Një ditë pas aksidentit të ndodhur në Moglicë, ku një kamion u rrëzuar në humnerë, policia ka vënë në pranga shoferin. Ai është 28-vjeçari Bledar Kastrioti, banues në Maliq, pasi dyshohet se i riu e ka rrëzuar qëllimisht kamionin, për faktin se e kishin pushuar nga puna.

Kujtojmë se kamioni ra në humnerë në vendin e quajtur “Maliq Opar”, afër zonës së Maliqit.

INFORMACIONI I POLICISENë vijim të informacionit paraprak datë 30.05.2018, ju bëjmë me dije se u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Bledar Kastrioti, 28 vjeç, banues në Maliq.

Shtetasi i mësipërm, pasi ka marrë njoftimin për largimin nga puna prej kompanisë ndërtuese të HEC-it Moglicë, ku punonte si shofer kamioni, ka marrë mjetin tip kamion dhe në aksin rrugor Opar-Moglicë, e ka hedhur këtë të fundit nga një lartësi prej 100 m duke e dëmtuar plotësisht dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Vetëgjyqësia”, “Largimi nga vendi i aksidentit”, “Shkatërrimi i pronës” parashikuar nga nenet 277, 273 e 150 të Kodit Penal.

(BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re