Sotir Çabiri, autori i shpërthimit me eksploziv një ditë më parë në hotel Bizantin në Sarandë ka dëshmuar para policisë. Nga pamjet e siguruara nga kamerat, ai ka dalë nga subjekti 2 minuta para shpërthimit. Para uniformave blu, Çabiri ka thënë se është rikthyer në hotel për të marrë një valixhe me rroba pasi do të nisej për udhëtim.

Ai gjithashtu ka deklaruar se gjykata vendosi në favor të shtetasit Dhimitraq Evangjeliut por pretendon se toka është e tij. Spiro Çabiri prej vitesh ishte në konflikt pronësie me një shtetas grek të quajtur Dhimitër Evangjeliu. Së fundmi Gjykata e Apelit Vlorë kishte vendosur që prona t’i kalonte shtetasit grek.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re