Deputeti i PD-së, Flamur Noka është përpjashtuar nga Kuvendi pasi hodhi tymuese në sallën e Kuvendit.

“Zoti Noka jeni përjashtuar nga kjo seancë plenare”, i drejtohet kryeparlamentarja Lindita Nikolla.

Deputeti demokrat u përplas edhe me Gardën që tentuan t’i merrnin tymueset nga duart.

Ishte kolegia e tij, Albana Vokshi që mbante tymueset në duar dhe refuzoi t’ia jepte gardës, duke ia dhënë Nokës.

Ende nuk dihen se si janë futur brenda sallës së Kuvendit tymueset, pasi garda kontrolloi çantat e deputeteve, një skenar i përdorur në seancat e tjera.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re