Ambasadorja e BE-së në Tiranë, Christiane Hohmann është shprehur se në Administratë gjithçka duhet të jetë në bazë të meritës.

 

Gjatë fjalës së saj në prezantimin e projektit “Ngritja e kapaciteteve për nëpunësit civilë” Hohmann shtoi se të gjithë duhet të përveshin mëngët dhe të plotësojnë kushtet e BE-së.

 

 “Kemi disa programe për të mbështetur administratën publike, për të krijuar pavarësi që gjithçka të jetë në bazë të aftësisë suaj. Jemi në hapat e parë të negociatave.

 

Administrata publike është pjesë e grup-kapitujve, që kanë të bëjnë me ekonominë dhe funksionim e demokracisë së një vendi.

 

Udhërrëfyesi për administratën publike është një nga pikat e negociatave.

 

Varen kaq shumë gjëra nga administrata publike.

 

Shqipëria duhet të bëhet anëtare e BE dhe për këtë duhet të punojmë fort dhe të përveshim mëngët”, tha ajo.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re