Jeta pa biçikletë në Holandë është e paimagjinueshme. Në një vend prej 17 milionë banorësh, ka 23 milionë biçikleta.

Ato përdoren kryesisht si transport të çdo lloji dhe pavarësisht nga kushtet e motit.

Sipas hulumtimit, biçikleta në këtë vend 22 përqind  përdoret për punë, 18 përqind për të shkuar në shkollë, 14 për qind për shoping.

Gratë holandeze përdorin 80% më shumë biçikleta sesa burrat në atë vend.

Biçikleta është e njohur në këtë vend për shkak të faktit se është e dobishme për shëndetin, pastaj për të shmangur trafikun, si dhe për nikoqirllëk.

Instalimi masiv i rrugëve të biçikletave në Holandë filloi pas protestave të viteve 1970 që u mbajtën për shkak të rritjes së numrit të aksidenteve të trafikut.

Në Holandë, sot ka gjithsej 35,000 kilometra rrugë biçikletash, e cila është shumë afër shkallës së Tokës përgjatë ekuatorit (40,077 kilometra). Udhëtimi vjetor i biçikletave në këtë vend për kokë banori është 888 kilometra.

Çdo autobus apo stacion treni në Holandë, me përjashtim të parkimit për makina, gjithashtu duhet të ketë shumë parking për biçikleta. Në qytetin holandez të Utrehtit është aktualisht në ndërtim parkimi më i madh në botë i biçikletave me kapacitet prej 12,500 biçikletash.

Përveç popullsisë lokale, biçikleta është shumë popullore si një mjet transporti për turistët, kështu që ka edhe një numër të madh turistësh që marrin me qira një biçikletë kur vizitojnë vendet historike.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re