Skip to content

Holanda do të furnizojë Ukrainën me 200 raketa anti-ajrore Stinger

Qeveria e Holandës do t’i dërgojë Ukrainës 200 raketa anti-ajrore Stinger.

Në një deklaratë të përbashkët nga Ministria e Jashtme dhe ajo e Mbrojtjes thuhet se Ukraina ka bërë kërkesë për mbështetje me pajisje ushtarake shtesë dhe se kjo kërkesë do të plotësohet.

Në deklaratë thuhet se Ukraina do të furnizohet sa më shpejtë të jetë e mundur me 200 raketa anti-ajrore Stinger.

Një pjesë e pajisjeve të ndryshme ushtarake si armë, radarë dhe helmeta janë dërguar sot thuhet në deklaratën ku informohet se pjesa tjetër do të dërgohet sa më shpejt të jetë e mundur.

Më tej raportohet se zyrtarët e ambasadës, të cilët më parë janë zhvendosur nga Kievi në qendrën e mbështetjes së Holandës në Lviv, do të kalojnë në Poloni me arsyen se siguria në Ukrainë është e paparashikueshme dhe se situata e sigurinë Lviv në perëndim të vendit është përkeqësuar.

Qeveria e Holandës, më 18 shkurt njoftoi se do të ofronte ndihma për Ukrainën me pajisje të ndryshme ushtarake si radarë dhe helmeta.