Qytetarët holandezë po votojnë këtë të mërkurë në zgjedhjet e përgjithshme, që do të nxjerrin një kryeministër të ri për vendin për herë të parë në 13 vjet pas tërheqjes së Mark Rutte në verë.

 

13 milionë votues po iu drejtohen qendrave të votimit të cilat u hapën në 7:00 të mëngjesit dhe do të vazhdojnë deri në orën 9 në mbrëmje.

 

Katër parti, nga e majta në të djathtën ekstreme po konkurrojnë për të marrë shumicën në parlament.

 

Sondazhet e fundit kanë treguar një mbështetje në rritje të Partisë së ekstremit të djathtë për Liri të Geert Uilders.

 

Udhëheqësja e Partisë Popullore për Liri dhe Demokraci, Dilan Yeşilgöz-Zegerius gjithashtu një pretendonte ka deklaruar se do të punojë me Uildres nëse partia e saj merr shumicën.

 

Nëse fiton Dilan Yeşilgöz-Zegerius një emigrante e ardhur nga Turqia  do të bëhet kryeministrja e parë femër në vend.

 

Një tjetër kandidat që mund të triumfojë është ish-diplomati i lartë i BE, Frans Timmermans.

 

Kandidati i katërt që pret një mbështetje të lartë është Pieter Omtzigt një deputet shumë i admiruar i cili krijoi partinë e tij në verë, me shpresën se do të fitojë.

 

Emigrantët dhe ndryshimet klimatike kanë qenë çështjet kyçe të fushatës. Megjithatë asnjë nga kandidatët nuk pritet të formojë i vetëm qeverinë e re.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re