Skip to content

Holanda vendos në 8 tetor, Parlamenti do të votojë për fatin e negociatave

Holanda është një prej dy vendeve skeptike për procesin e integrimit, e cila ende nuk e ka thënë fjalën e saj për vendimin që do të merret në 18 tetor për Shqipërinë.

 

Mësohet se në datë 4 tetor qeveria e Holandës do ti drejtohet parlamentit me një letër për fatin e hapjes ose jo të negociatave për anetaresimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Dhe parlamenti holandez do të marrë vendim në datën 8 tetor për çeljen ose jo të bisedimeve për anetaresimin e Shqipërisë.

 

Në qershorin e 2018 parlamenti holandez votoi kundër hapjes së negociatave e tani diskutimi i 8 tetorit është i rëndësishëm për fatin e integrimit.

 

Përveç Holandës ende mbetet për tu mesuar qëndrimi i Francës një prej vendeve më të rëndësishme të Bashkimit Europian, pasi ende nuk dihet nëse Parisi zyrtar do të mbështesë hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqiperisë në BE.