Një xhami në qytetin Zaandam në veriperëndim të Holandës të martën pësoi nga një sulm islamofobik.

“Nuk e dimë kush e kreu sulmin por jemi të shqetësuar. Jemi të shqetësuar sepse moti errësohet herët sidomos në dimër dhe nxënësit tanë studiojnë për fenë në xhami në orët e mbrëmjes”, tha zyrtari i xhamisë, Ismail Genc.

Genc tha se kujdestari që erdhi në xhami e vuri re situatën, duke shtuar se kurrë nuk kishin provuar një gjë të tillë më parë.

Ai tha se nuk ka dëmtime në xhami përveç dritareve të thyera dhe se sulmi do të bëhej më i qartë sapo të shqyrtohen kamerat e sigurisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re