Hollanda është detyruar që të ngrejë në ajër dy F-16 për të shoqëruar avionin e pasagjerëve të linjës Abu Dhabi – Amsterdam. Kjo për shkak se një udhëtar agresiv në bod me shtetësi amerikane, ka shkaktuar një luftë të vërtetë duke u përleshur me anëtarë të ekuipazhit, deri dhe me pasagjerë të tjerë.

Shkak kanë qenë kërkesat e tij të çuditshme, shprehur me agresivitet e kërcënime, siç ka qenë ajo për porositjen e një taksie për t’u kthyer në vendin e tij.

Aeroplani mori leje të ulej në aeroportin Schiphol, dhe policia, pas zbritjes së pasagjerit problematik e  arrestoi duke e transferuar në një spital psikiatrik.

Avionët luftarakë F – 16, të armatosur me raketa, dërgohen vetëm në raste të jashtëzakonshme, vuri në dukje Forca Ajrore hollandeze.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re