Një zjarr shpërtheu në një xhami në qytetin Gouda, në Hollandë, e cila është në ndërtim e sipër.
Zjarri shpërtheu në xhaminë Esselam, ndërtimi i së cilës është në proces dhe supozohet se sulmuesi është rreth 40 vjeç.
Farid Habibi, ndihmës president i Shoqatës së Muslimanëve Marokenë, ku do të veprojë xhamia, dënoi sulmin në një intervistë me një gazetar të AA.
“Eshtë një sulm i qëllimshëm ndaj një xhamie ndërtimi i së cilës është afër përfundimit. Kjo është e frikshme”, tha Habibi.
Ai shtoi se ata janë të lumtur që zjarri u shua me kohë.
“Megjithëse dëmi nuk është shumë i madh, kjo është një humbje e madhe për ne dhe procesi i ndërtimit do të zgjatet,” tha Habibi.
Ai shtoi se policia ishte informuar për gjithçka dhe se kishte filluar një hetim.
Një deklaratë nga policia hollandeze thotë se një person i moshës rreth 40 vjeç dyshohet për zjarrin.