Skip to content

Holta Zaçaj: Askush nuk mund dhe s’duhet të jetë mbi ligjin

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj po merr pjesë në konferencën ndërkombëtare të mbajtur për 110 vjetorin e Gjykatës së Lartë. Zaçaj përsëriti rëndësinë që të gjithë duhet të jenë të barabartë përpara ligjit pavarësisht postit apo pozicionit të një personi.

Gjykatat janë funksionale pas reformës në drejtësi. Askush nuk mund dhe nuk duhet të jetë mbi ligjin. As vetë gjyqtari, asnjë ligjbërës, asnjë politikan, asnjë nëpunës. Të gjithë duhet të jenë të parabartë përpara ligjit”, u shpreh kryetarja e Gjykatës Kushtetuese gjatë fjalës së saj në konferencë.

Ndërkohë, kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor Naureda Llagami tha se Gjykata e Lartë duhet të jetë në vijën e parë të përpjekjeve për besim tek drejtësia.