“Universitetet në Shqipëri po vdesin”, kështu paralajmëruan këtë të mërkurë një grup studentësh para ministrisë së Arsimit.

 

 

Në mënyrë simbolike ata mbajtën një protestë – homazh para këtij institucioni, i cili sipas tyre po ndjek politika të gabuara që penalizojnë të rinjtë dhe që i detyrojnë ata të hedhin sytë nga perëndimi.

 

 

Duke parë trendin e zbrazjes së universiteteve dhe rrezikimin e shumë degëve të studimit ata u shprehën se në vitin 2042 do të ketë vetëm auditorë bosh.

 

 

Studentët kërkojnë mbeshteje nga qeveria që emigrimi të mos shihet si alternativa e vetme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re