Sot bëhen 104 vjet nga vdekja e atit të Pavarësisë së Shqipërisë, Ismail Qemali.

 

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me nënkryetarët Anisa Ruseti dhe Andi Seferi, si dhe kryetaren e Këshillit Bashkiak të Tiranës, Romina Kuko, kryen homazhe pranë bustit të Ismail Qemalit.

 

Veliaj vendosi një kurorë me lule në nder të njeriut që shpalli Pavarësinë e Shqipërisë.

 

“Në 104-vjetorin e ndarjes nga jeta të Ismail Qemalit përkujtojmë me nderim veprën e një burri të madh dhe sakrificat e jashtëzakonshme për shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë,” shkruajti Veliaj rrjetet sociale.

 

Ismail Qemali ngriti Flamurin e Pavarësisë në Vlorë, më 28 Nëntor të vitit 1912 dhe shpalli Shqipërinë shtet të pavarur.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko