Në hollin e Teatrit “Aleksandër Moisiu” në Durrës u kryhen homazhe për ikjen nga kjo botë të aktorit të njohur të humorit Fadil Hasa. Kanë qenë me qindra qytetarë, e sigurisht emra të artit, që i kanë dhënë lamtumirën e fundit.

Haxhi Rama, ish-regjisor, dhe koleg i tij në skenë, tha se me ikjen e Fadil Hasës u kishte ikur dhe nje pjesë e vetes së tyre.

Në Durrës, Fadil Hasa konsiderohej dhe si një monument njerëzor, jo vetëm për atë që shfaqi në skenë për vite me radhë, por dhe për cilësitë qytetare; babaxhan, i dashur, thjeshtë dhe komunikues.

Në homazhe ishin të pranishëm dhe dy krerët e PD-së, Berisha e Basha, të cilët kanë respektuar dhe të qënit e të ndjerit një anti-komunist, ndonëse kurrë të inkuadruar me ndonjë parti.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re