Mbrëmjen e sotme në orën 19:00 janë mbajtur homazhet për të ndjerin Ilvi Meta, 31 vjeçari i cili ndërroi jetë ditën e djeshme brenda komisariatit të Kavajës, ku sipas policisë u gjet i vetëvarur brenda qelisë së tij.

I pranishëm në homazhet e mbajtura për të riun, ka qenë edhe avokati Altin Goxhaj i cili tha se fakti që policia kishte ndryshuar disa herë versionin për vdekjen e 31 vjeçarit tregonte që vrasja ishte kryer nga vetë ata.

Ndërsa mohoi mundësinë që i ndjeri të kishte varur veten me lidhëse këpucesh sepse të gjitha këto i merren në momentin që futet në qeli.

Goxhaj: Kur mua më arrestuan në 2015-tën më morën rripin e pantallonave, lidhëset e këpucëve etj etj. Këtë e bëjnë për çdo të shoqëuruar. Që do të thotë se teoria e tyre se ka vrarë veten me lidhëse këpucësh apo xhupi, tregon se këtu po fshihet diçka. Në momentin që ti ke krijuar një nuhatje sesi policia mundohet të manipulojë faktet si në rastin e Klodian Rashës ku u përpoqën të manipulonin provat. Rasti i Ilvi Metës është shumë i qartë. Prindërit e tij tregojnë se policia nuk i ka njoftuar fare, imagjino të shohësh lajmin për humbjen e njeriut tënd në televizor. Kjo tregon kohën që u duhej atyre për të manipuluar. Qelitë e komisariatit të Kavajës janë 3 metra të larta, nuk ke shans të ngjitesh dhe të varesh.

Prindërit kanë nxjerrë një pretendim shumë të rëndë ku thonë se djali ka patur shenja vetëm në pjesën e përparme jo në të gjithë qafën siçduhet të jetë në rastin e vetëvarjes. Nga mënyra se çfarë po kuptohet këtë djalë e kanë detyruar të pranojë krime që nuk i ka bërë. Kurrë nuk ndodh që një person të jetë duke qeshur me njerëzit, ndërsa pasdite të kalojë në depresion. Këtë djalë e vrau policia, këtë e dëshmon edhe ndryshimi i versioneve.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re