Historiani Auron Tare, ka zbuluar bisedën e fundit me mikun e tij, Artan Lame, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë pas një operacioni të vështirë në Gjermani.
Në një intervistë për News 24, Tare tha se me Lamen kishte folur në telefon para se ai të futej në operacion, ku i kishte treguar për disa dokumenta hisorike.
“Kur ishte në Gjermani unë e telefonova për disa dokumente gjermane që unë gjeta në Amerikë, çështje historike dhe sapo të kthehem, më tha “aman m’i sill t’i shikoj se jam shumë kurioz për këto”, tha ai, ndërsa shtoi se Lame nuk e mendoi kurrë që nuk do kthehej më në Shqipëri.
Tare u shpreh se në viteve që do vijë, Lamen do ta kujtojnë me shumë interes për kontributin që dha për trashëgimin kulturore dhe koleksionin e tij për Shqipërinë.
Ai e cilësoi Lamen si një nga koleksionistët më të mëdhenj në Ballkan, ndërsa uroi që të bëhet i mundur hapja e muzeumit me koleksionin e tij privat.
“Ai ishte një nga koleksionistët më të mëdhenj ndoshta në Ballkan. Uroj që të gjithë ne, miqtë e tij më të afërm me mbështetjen e të tjerëve të mundemi atë muze që ai filloi, ku do sillte koleksionin e tij privat, t’i ngelet popullit shqiptar, kulturës dhe më shpresë që do mbyllet. Të bëhet si një kujtim, homazh për kontributin e tij për trashëgimin”, tha Tare.
Auron Tare: Ne ishim me fat që Lamja ishte pjesë e jetës tonë private dhe publike dhe shpesh herë e kujtojmë me humor të gjitha betejat e famshme, debatet, që ne ziheshim sepse edhe kur ziheshim, pasi disa ditësh merrnim njëri-tjetrin në telefon. Ishim ata që hanim veten tonë për çështje të të mirës publike.
Lame është një personazh që rrallë i vjen një shoqërie. Si brezi ynë dhe brezat që do vijnë, do ta kujtojmë me shumë interes do të thoja, në viteve që do vijë, do ta kujtojnë me shumë interes për kontributin që dha për trashëgimin kulturore, koleksionin.
Ai ishte një nga koleksionistët më të mëdhenj ndoshta në Ballkan. Uroj që të gjithë ne, miqtë e tij më të afërm me mbështetjen e të tjerëve të mundemi atë muze që ai filloi, ku do sillte koleksionin e tij privat, t’i ngelet popullit shqiptar, kulturës dhe më shpresë që do mbyllet. Të bëhet si një kujtim, homazh për kontributin e tij për trashëgimin.
Lamja nuk e mendoj kurë që nuk do të vinte, sepse deri ditën e fundit jepte porozi për muzeumin. Në fakt, jam dy momente si të thuash të fundit. E para ishte një drek që unë me Shkrelin e ftuam dhe ai nuk erdhi dot, të dyve na ka ngel pak pishman.
Dhe pastaj, kur ishte në Gjermani unë e telefonova për disa dokumente gjermane që unë gjeta në Amerikë, çështje historike dhe “sapo të kthehem” më tha “aman m’i sill t’i shikoj se jam shumë kurioz për këto”. Unë mendova se do ishin me interes për muzeumin. Deri në momentin e fundit që ai do hynte në sallë, as e kishte munduar që nuk do të kthehej, as ne.