Skip to content

Homazhet për gazetarin dhe publicistin e ndjerë Artur Zheji neser në Universitetin e Arteve të Bukura

Nesër, më 25 gusht 2025, do të zhvillohen homazhe për gazetarin dhe publicistin e njohur Artur Zheji, i cili u nda papritur nga jeta më 23 gusht në Sarandë, dyshohet si pasojë e një arresti kardiak.

Homazhet do të zhvillohen nga ora 10:00 deri në 12:00 në ambientet e Universitetit të Arteve të Bukura, duke ofruar mundësinë për miqtë, kolegët dhe qytetarët që ta nderojnë kujtimin e tij. Artur Zheji njihej si një nga figurat më të respektuara në gazetari dhe publicistikë, me një karrierë të gjatë dhe ndikim në mediat shqiptare.

Gazetari, analisti dhe publicisti, Artur Zheji u nda pasditen e djeshme nga jeta në moshën 64-vjeçare.

Ai ka ndërruar jetë në qytetin e Sarandës, ku ndodhej për pushime së bashku me familjen.

Policia e Shtetit në njoftimin zyrtar bëri me dije se: “Sot (dje), rreth orës 16:10, në afërsi të rrugës “Butrinti”, shtetasi A. Zh., 64 vjeç, banues në Tiranë, dyshohet se ka shfaqur probleme shëndetësore gjatë qëndrimit në një restorant dhe gjatë transportit drejt spitalit me autoambulancë, ka ndërruar jetë”.