Homazhet për ikonën e komentit Kosta Grillo, të enjten paradite në stadiumin “Selman Stërmasi”

ksota-2222.png

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Homazhet në nderim të gazetarit sportiv dhe ikonës së komentit Kostandin Grillo do të mbahen ditën e enjte në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Familjarët e komentatorit të ndjerë konfirmuan lajmin duke pohuar se pas homazheve nga ora 09:00-deri ne 11:00 në ambjentet e stadiumit “Selman Stërmasi” ,  trupi i Kosta Grillos do të niset për në Himarë, atje ku do të bëhet përcjellja për në banesën e fundit në orën 16:00 të ditës së enjte.

Komentatori dhe gazetari i njohur sportive Kosta Grillo luftoi për afro muaj kundër Covid-19, teksa afro 55 i kaloi në një spital në Stamboll ku pavarësisht përpjekjeve për fat të keq nuk ia doli dot duke u ndarë nga jeta në moshën 59-vjecare.

Kosta Grillo punoi për afro 35 vite në media, fillimisht në shtypin e shkruar sportive dhe pastaj për 3 dekada në Koment, një zhanër ku ai spikati dhe u kthye ne zërin kryesor të transmetimeve futbollistike në televizionin publik dhe jo vetëm.

Kosta Grillo, ishte zëri që mbajti mbërthyer shqiptarët me emocionet e mëdha jo vetëm të ndeshjeve te kombëtares kuqezi por edhe ato të kompeticioneve më të mëdha, kampionate europiane, boterore apo champions league.

I biri Ii shkrimtarit të famshëm Odhise Grillo, ai do të prehet në Himarë, zonë e cila është edhe origjina e tij.

KostaGrillo la pas motrën Ani, bashkëshorten Ledi dhe dy djemtë.

Ndarja e tij nga jeta solli reagim të madh jo vetëm nga personazhet më të rëndësishëm public në vend, por vecanërisht tek sportëdashësit që u rriten dhe u emocionuan sa e sa herë nga mijëra komentet e Kosta Grillos, të cilat do të mbeten arkive e gjallë për të gjithë ata që e duan këtë lojë magjike dhe bazë e fortë e pikënisje për të tjerët që aspirojnë të bëhen gazetar sportive dhe vecanërisht komentator.

 

 

 

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë