Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka marrë pjesë në homazhet që po mbahen në nder të legjendës së futbollit, Teodor Vaso në qytetin e Korçës.

Meta ndër të tjera shprehet se ka qenë kënaqesi që ai i ka njohur personalisht Vason dhe është i sigurtë që të gjithë do ta kujtojnë me nderim dhe respekt.

Ai shton se për njerëz të tillë duhet bërë më shumë, duke kujtuar se në kohën kur Vaso ka luajtur futboll ka pasur kushte ekstreme, por vetëm me talentin dhe patriotizmin e tyre kanë arritur të sfidojnë ekipet më të mëdhaja të botës.

Ilir Meta:  Dua sot t’i shpreh ngushëllimet më të sinqerta të gjithë komunitetit të Korçës dhe të gjithë komunitetit sportdashës në të gjithë vendin dhe kudo ata ndodhen.

Njëkohësisht shpreh nderimin më të thellë për legjendën e futbollit korçar dhe kombëtar, për Teodor Vason, i cili sot i bashkohet në përjetësi shokëve të tij të paharruar, me të cilët la një gjurmë të jashtëzakonshme në historinë e futbollit tonë, Panajot Panos, Ramazan  Ragamit,  Ali Memës, Lin Shllakut, Frederik Jorgaqit, të cilët në 17 dhjetor 1967 celën një perspektivë tjetër për futbollin tonë, por edhe të papritur për Evropën, e cila për herë të dytë do të presi kombëtaren në finalet e evropianit që po vjen.

Për mua ka qenë një kënaqësi që të njihesha nga afër me Vason  dhe jam i sigurt që të gjithë do ta kujtojmë me shumë nderim dhe respekt . Trashëgimia që ka lënë është  e jashtëzakonshme, për njerëz të tillë do duhet të bëjmë sa më shumë.

Ata vetëm me talentin e tyre , me patriotizmin e tyre arritën të sfidonin sfidonin ekipet më të mëdhaja të botës, duke frymëzuar një komb të tërë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re