Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka shprehur ngushëllimet për ngjarjen tragjike të rrëzimit të helikopterit në Kiev. Përmes një postimi në rrjete sociale, ministri Çuçi ka ndarë përjetimet pas humbjes së homologut ukrainas Denys Monastyrsky, i cili vdiq si e pasojë e rrëzimit të helikopterit.

“Jashtëzakonisht i trishtuar pas lajmit tragjik të aksidentit me helikopter dhe humbjes së kolegut dhe partnerit të respektuar Denys Monastyrsky në Brovary sot. Bashkohem me hidhërimin e familjeve të viktimave, drejtuesve politikë dhe popullit të Ukrainës”, shkruan ministri Çuçi.

Pas rrëzimit të helikopterit në Kiev të Ukrainës, 18 persona humbën jetën përfshirë ministrin e Brendshëm ukrainas. Helikopteri u rrëzua pranë një kopshti fëmijësh në periferi të Kievit. Në mesin e viktimave janë dhe tre fëmijë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re