HONG KONG – Carrie Lam, shefja ekzekutive e situatave emergjente në Hong Kong, tha gjatë një deklarate dhe ligjin e ri të vendosur, i cili ndalon vënien e maskave gjatë protestave të ndryshme.
Gjendja emergjente kishte mbi 50 vite që nuk ishte shpallur në Hong Kong, por protestat e dhunshme të muajve të fundit, kanë shtyrë dhe marrjen e masave drastike.
Ligji i ri ndëshkon me një vit heqje lirie, këdo që vendos një maskë gjatë zhvillimit të protestave, duke fshehur kështu identitetin e tij.
Gjithashtu nuk lejohen as pikturimi i fytyrës, apo çfarë do lloj forme e fshehjes së identitetit.
Ligji i ri hyn në fuqi me 8 tetor, por protestuesit kanë thëënë që nuk do t’a ndjekin dhe do t’a thyejnë atë.
Deri në 8 tetor, njerëzit e Hong Kongut kanë vendosur të vazhdojnë protestat, me slloganin ‘të vendosësh një maskë, nuk është krim’.
Hera e fundit kur Hong Kongu ka marrë masa drastike, ka qënë në vitin 1967 kur 50 njerëz u vranë gjatë protestave të dhunshme.
Protestat në Hong Kong kanë pjesëmarrës rreth 7 milionë qytetarë, ndaj vendosja e maskës gjatë zhvillimit të tyre, i jep më tepër fuqi dhunës së kryer në këto protesta.
Burimi: News Sky
E.C/Dosja.al
