Skip to content

Hong Kongu dërgon ekipin e kërkim-shpëtimit prej 59 personash në Turqi

Rajoni i Posaçëm Administrativ i Kinës, Hong Kong, ka dërguar një ekip kërkim-shpëtimi në Türkiye për të mbështetur përpjekjet pas fatkeqësive të tërmeteve në Kahramanmaraş që preku shumë provinca.

Sipas lajmit të transmetuesit publik të Hong Kongut RTHK, ekipi i kërkim-shpëtimit prej 59 personash mbrëmë u nis nga Aeroporti Ndërkombëtar i Hong Kongut për në Istanbul.

Thuhet se ekipi, i përbërë nga 49 persona nga Ekipi i Kërkimit dhe Shpëtimit të Ministrisë së Shërbimeve Zjarrfikëse të Hong Kongut, gjithashtu ka edhe personel nga Ministria e Shëndetësisë, Byroja e Sigurisë dhe Departamenti i Emigracionit të cilët drejtohen nga zëvendës Shefi i Shërbimit Zjarrfikës, Yiu Men-yeung.

Ekipi, i cili transporton 8 ton makina dhe materiale, duke përfshirë prerëse dhe detektorë, do të mbështesë aktivitetet e kërkim-shpëtimit në zonën e fatkeqësisë me udhëzimet e autoriteteve turke.

Konsulli i Përgjithshëm i Hong Kongut i Türkiye-s, Peyami Kalyoncu, shprehu mirënjohjen e tij teksa përcolli ekipin në aeroport, duke thënë: “U uroj atyre fat të mirë. Koha është e çmuar, kushtet e motit në rajon janë të pafavorshme. Puna e tyre nuk do të jetë lehtë, por ne ende shpresojmë të dëgjojmë lajme të mira prej tyre”.

Konsulli i Përgjithshëm Kalyoncu tha se Türkiye do të kujtojë gjithmonë mbështetjen e vlefshme të dhënë nga qeveria e Hong Kongut në koordinim me administratën e Kinës.

Ushtruesi i detyrës së shefit ekzekutiv të Hong Kongut, Eric Chan dhe Ministri i Sigurisë Chris Tang, ishin gjithashtu të pranishëm në aeroport për të përcjellë ekipin.
Burimi: AA