Hong Kongu është vërshuar dje nga protestues që kërkonin ndryshimin e ligjit të ri të ekstradimit, i cili do t’i sillte në territorin e Kinës personat që duhet të përballen me gjyqin.

Por qeveria kineze mendon se prapa tyre qëndrojnë “forcat e huaja” të cilat duan të dëmtojnë Kinën duke u përpjekur të krijojnë kaos.

Policia veproi kundër trazirave duke e rrethuar parlamentin e Hong Kong-ut, pas asaj që u konsiderua protestë paqësore disa milionëshe.

Legjislacionin në fjalë e mbështeti në një editorial edhe gazeta shtetërore China Daily, e cila tha se “çdo person me mendje të ndershme do ta konsideronte amendamentin e tillë si të ndjeshëm dhe të arsyeshëm, i cili do të forconte sundimin e ligjit për drejtësi.

Pas shtatë orësh marshimi, organizatorët vlerësuan se 1.030.000 njerëz morën pjesë në pika të ndryshme.

Grupet e të drejtave të njeriut kanë thënë se ndryshimet e propozuara në ligj do t’i japin Kinës një mjet ligjor për t’i marrë njerëzit nga Hong Kongu në paraburgim dhe do ta rrezikonte autoritetin autonom të Hong Kongut.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re