Skip to content

Hong Kongu i vogël “mund” Kinën e madhe: tërhiqet projektligji i ekstradimit

7789b596 cd68 11e9 9cec db56b3c139e7 image hires 051603

Protestuesit në Hong Kong ia kanë dalë që përmes protestave dhe vendosmërisë të arrijnë atë që kërkonin: tërheqjen e projektligjit për ekstradim.

Kështu, udhëheqësja e Hong Kongut, Carrie Lam, ka njoftuar se kërkesat e protestuesve janë pranuar, duke kërkuar kthimin e qytetit në gjendje normale.

Projektligji i diskutueshëm lejonte ekstradimin e banoreve të Hong Kongut në Kinën, ku të ekstraduarit i priste dhunë brutale, e ndonjëherë edhe eliminim.

Protestat që nisën si organizime studentore u zgjeruan shpejt si lëvizje popullore për demokraci më të madhe në Hong Kong.