Ndihmës sekretarja amerikane, Marie Royce,  është vlerësuar me titullin e nderit “Honoris Causa“ nga Universiteti i Tiranës.

Çmimi iu akordua në forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve, në përfshirjen e gjerë të personelit akademik dhe studentëve të universitetit të tiranës në programet e departamentit të shtetit.

Një kontributit të rëndësishëm Royce ka pasur edhe në fuqizimin e rolit të grave në shoqëri, si dhe në ruajtjen e trashëgimisë kulturore të vendit tonë.