Një histori suksesi mund të quhet ajo e Joni Peçit që ia ka dalë të ngjisë shkallët e karrierës pavarësisht vështirësive që ka hasur që në fëmijëri.

Për herë të parë, në 2017-ën stilisti tregoi që të haje një drekë në shtëpinë e tij të fëmijërisë, nuk ishte aspak e lehtë, kjo sepse familja e tij jetonte në varfëri ekstreme.

I rritur në qytetin e Elbasanit, Peçi tha se megjithëse varfëria ishte e madhe dhe nuk kishin bukë të hanin, mamaja e tij përpiqej gjithnjë të gatuante ushqime të ndryshme.

“Familja ime nuk ishte në gjendje të mendonte më përpara për vaktet që do hante, megjithatë në atë varfërinë tonë, nëna ime gjente mënyrën që te sajonte gjëra të reja,” u shpreh Joni.

Stilisti u ndal në një moment të dhimbshëm të jetës të tij, që rastësisht lidhet dhe me një nga ushqimet e preferuara të fëmijërisë: simiten me bugaçe, traditë e qytetit të Elbasanit.

“Bugaçja është ushqimi im i preferuar. Një ditë kur mami po e gatuante, erdhën e morën për ta çuar në internim dhe që nga ai moment skam ngrënë më,” u kthye pas në koë Peçi duke rikujtuar një nga fragmentet më prekëse të fëmijërisë, që e ndjek ende dhe sot.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re