Deputetja e PD, Ina Zhupa, gjatë takimeve me peshkatarët në Sarandë, ka sjellë pamjet nga gjendja e mjerueshme, sipas saj, që është lënë Porti i Peshkimit në Sarandë. Ajo rendit një seri problematikash që vihen re në port, edhe cilëson “që kjo gjendje skandaloze është faj i institucioneve të papërgjshme”.
Zhupa i drejtohet ministres së Bujqësisë dhe deputete e Sarandës njëkohësisht Anila Denaj dhe kryebashkiakut Caci duke i kujtuar se ata shkojnë te peshkatarët vetëm për takime për votat dhe në këto vite nuk kanë bërë asgjë për ta.
Reagimi i deputetes Ina Zhupa:
-Anije turistike të ankoruara në mol që po me miq dhe dhunë kanë zënë vendin e varkave të peshkatarëve të thjeshtë.
-Ujë i prerë dhe kabina elektrike të shkatërruara nga klientela të caktuara që duan ekskluzivitet të shërbimeve ndaj varkave.
– Grumbuj mbetjesh dhe papastërti të çdo lloji, që e bëjnë të duket se je në një landfill të madh riciklimi të mbetjeve sesa në një port peshkimi.
Janë të braktisur në çdo aspekt peshkatarët, ju kanë hequr çdo fond e subvencion pasi Krifcat me klientët zhdukën fondeve të IPARD, tashmë nuk ju krijojnë as kushtet minimale për një port dinjitoz peshkimi.
Anila Denaj dhe Oltion Caci kujtohen të vijnë për fushatë dhe të kërkojnë votën e peshkatarëve por nuk janë kujtuar këto vite ti ndërtojnë kushtet për të berë punën e tyre të ndershme që mbajnë familjet. Nuk i gënjeni dot më!
