Kreu i Komisionit për Zgjedhjet në Partinë Demokratike, Jemin Gjana, mbajti ditën e sotme nga selia blu një konferencë për mediat, ku foli mbi ecurinë e procesit zgjedhor për zgjedhjen e kreut të ri në PD.

Teksa dha sqarime mbi mbasat e ndërmarra mbi mbarëvajtjen e procesit zgjedhor ditën e nesërme, Gjana iu rikthye shkurtimisht në përfundim të fjalës së tij edhe episodit ku u kap nga kamerat duke ngjitur çamçakëzin poshtë tavolinës. (Kliko për të parë videon)

“Dëshiroj që të mos ktheheni në paparacë çamçakëzash”, iu drejtua Gjana gazetarëve duke i këshilluar por njëherazi dhe duke i bërë ‘fajtor’ për gjestin e tij.

Regaimi i Gjanës në minutën 04:25:

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re