Ish deputeti Erion Piciri

Doja të jepja një mesazh sepse ata që merren me politikën e kanë pasion dhe duan të japin dicka për vendin. Kështu lënia e mandatit, kishte një rëndësi për mesazhin që do përcillja tek shqiptarët. Bëra një kërkesë që të ardhurat e mia nga Kuvendi të shkonin tek pandemia dhe tërmeti.

Kam pasur edhe 2 projektiligje që syninin të rishikonin statusin e deputetit por nuk u morën kurrë parasysh në Kuvend. Bëra një tërheqje një absurditet.
Marrin dy paga të plota dhe më pas për sa muaj ke ndenjur aty mund të përfitosh.

Disave mund tu shkojë 45 milionë lekë të vjetra përfitimi. Ky është një absurditet. E lidha edhe me pagën mesatare në Shqipëri, projektligjin tim, por nuk u mor kurrë parasysh.

Kështu unë bëra një akt simbolik, po pati një jehonë të madhe në media. Është dhënë përgjatë këtyre dy viteve e gjysmë rroga ime si deputet për të prekurit nga tërmeti. Deputeti fiton deri në 3 milionë lekë të vjetra në muaj. Kjo puna e deputetit ka goxha përfitime. Te deputeti paska para pafund. Deputeti mund të marrë makina nga jashtë dhe ti fusë këtu pa doganë. Shikoj që ndër vite këta janë munduar të krijojnë një shtresë të priveligjuarish. Paga bazë është diku te 1 milion e 750 mijë lekë, janë lekë për telefon, për dieta, për udhëtime, janë pafund. Përgjatë 3 viteve të ardhshme, këto para që do na jepen ne si ish deputetë, shkojnë deri në 35 milionë lekë të vjetra. Unë nuk kam bërë ndonjë gjest heroik.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re