Skip to content

Hoqi përkohësisht taksën ndaj Serbisë/ Gazeta gjermane shkrim për Kurtin: Po bën një gabim serioz me SHBA, do të ketë konflikt me Trump

Richard Grenell dhe Albin Kurti

Gazeta prestigjioze gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ), ka shkruar sëfundmi për vendimin që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mori në lidhje me taksën ndaj Serbisë.

Në këtë shkrim për Kurtin nga gazetari i njohur gjerman Michel Martens, ka treguar për përshtypjet që i ka lënë Kurti si kryeministër, duke shtuar se ai po shkon drejt një konflikti të hapur” me presidentin amerikan Donald Trump, për faktin që nuk ka marrë aspak parasysh sugjerimet e SHBA-së për heqjen pa kushte të tarifës ndaj shtetit serb.

Gazetari e quan kundërshtimin e Kurtit si të paprecedentë përkundrejt Amerikës dhe mendon se Kosova është sot e pavarur falë mbështetjes së SHBA-së.

“Kjo nuk është parë asnjëherë më parë, sepse të gjithë kosovarët e dinë që Kosova u çlirua nga sundimi i Beogradit në vitin 1999 pas bombardimeve të NATO-s dhe që shpallja e pavarësisë në vitin 2008 ka ndodhur kryesisht me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara.”– ka shkruar Martens në artikullin për Kurtin.

Sipas tij plani i Kurtit për pezullim të përkohshëm e me kushte të taksës ndaj importeve nga Serbia dhe nga Bosnja e Herecegovina është totalisht një shpërfillje e hapur e kërkesës amerikane për heqje të menjëhershme të taksës, pa kushte shtesë.

Gazetari përfundon shkrimin e tij për Kurtin, duke thënë se asnjë qeveri e mëparshme e Kosovës nuk ka mundur të kundërshtojë vendimet apo sugjerimet e SHBA.