Cristiano Ronaldo ishte për fat të keq në anën humbëse ndërsa Portugalia u mposht me rezultat 4-2 nga Gjermania sot (e shtunë) në mbrëmje.

Sulmuesi legjendar hapi rezultatin në minutën e 15-të, duke filluar dhe përfunduar një veprim të mrekullueshëm kundërsulmues.

Sidoqoftë, dy autogola të shpejtë para pjesës së parë nga Ruben Dias dhe Raphael Guerreiro e panë Gjermaninë të shkonte në pushim me epërsi 2-1.

Kai Havertz pastaj e çoi epërsinë në 3-1 menjëherë pas pushimit para se i shkëlqyeshmi Robin Gosens të shënonte për 4-1.

Diogo Jota ngushtoi epërsinë në 4-2 për Portugalinë në minutën e 65-t në sajë të Ronaldos që e mbajti topin në lojë me një prekje akrobatike.

Megjithatë, përveç fitores së Gjermanisë dhe rezultatin, gjëja që po përfolet më shumë është se sa shpejt vrapoi Ronaldo tek goli i parë i Portugalisë.

Sa shpejt vrapoi Ronaldo?

Momenti i ndeshjes, sidoqoftë, ishte goli i shkëlqyer i kundërsulmit të Portugalisë, i frymëzuar nga Ronaldo.

Mediumi beIN Sports analizoi golin e parë në pjesën e parë dhe zbuloi se Ronaldo goditi një shpejtësi maksimale prej 32 km/h gjatë vrapimit të tij prej 97 metrave.

Duke marrë parasysh se pesë herë fituesi i Topit të Artë, mbushi plot 36 vjet në muajin shkurt, kjo është një statistikë e jashtëzakonshme.

Sipas mediumit tjetër ITV Sport, Ronaldo kaloi 92 metrat për 14.2 sekonda, pavarësisht ngadalësimit në të tretën e fundit të fushës.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re