Policia spanjolle po heton vdekjen e një 39-vjeçari, trupi i të cilit u gjet brenda një skulpture dinosauri në Santa Coloma de Gramenet, një periferi e Barcelonës.

Një baba me të birin ndien një erë të çuditshme që përhapej rreth statujës së bërë me letër të laminuar (e ashtuquajtura teknikë papier-mâché), ku më pas babai lajmëroi policinë pasi vuri re një pjesë të nëj trupi njerëzor përmes një çarjeje në këmbën e dinosaurit skulpturë, shkruan BBC.

Familja e të ndjerin raportoi zhdukjen e tij, por policia tha se ata nuk dyshonin për ndonjë krim.

Pas një raporti të trupit të gjetur, tre ekipet e zjarrfikësve u dërguan në vend, të cilët duhej të hapnin këmbën e dinosaurit për të hequr trupin e 39-vjeçarit të pafat.

Mediat lokale shkruajnë se viktima, identiteti i të cilit nuk është zbuluar ende, dyshohet se ra brenda statujës ku qëndroi i bllokuar me kokë poshtë dhe nuk ishte në gjendje të thërriste për ndihmë.

Policia është në pritje të rezultateve të autopsisë për të zbuluar se si vdiq 39-vjeçari.

Statuja dekorative u hoq pas këtij aksidenti të çuditshëm. Ajo ndodhej aty për të reklamuar një kinema të vjetër në Barcelona.

🔴 Troben el cos sense vida d’un home dins d’un dinosaure decoratiu dels antics cinemes del Cubics de #SantaColoma de #Gramenet. Un nen i el seu pare, que juguen sovint a la zona, han trobat el cadàver. El pare ha avisat immediatament la policia, que investiga la causa de la mort pic.twitter.com/EIAc3P4Lr1

— El Mirall.net (@elmirallnet) May 22, 2021

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re