Britania e Madhe është tronditur sot nga një zbulim i 39 kufomave në një kamion që po qarkullonte në rajonin Essex. Shërbimet e emergjencës thanë se ngjarja u zbulua gjatë një kontrolli që u bë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Ata konfirmuan se 39 trupa të pajetë ishin në vendin e ngjarjes, e në mesin e tyre kishte edhe të mitur. Ata e përshkruan ngjarjen si një “incident tragjik” por se ende nuk ajnë të informuar për detaje. “Jemi në procesin e identifikimit të viktimave, e megjithatë dyshoj se ky mund të jetë një proces i gjatë”, tha një oficer policie për mediat britanike.

“Ne besojmë se kamioni erdhi nga Bullgaria dhe hyri në vend me 19 tetor. Tani po tani po e hetojmë rrugën që ka përshkuar së bashku automjeti dhe shkaqet e këtij tmerri”. Policia bën me dije se kanë arrestuar një 25 vjeçar me shtetësi irlandeze, nën dyshimet se ka gisht në vrasjen e tyre.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re