Rrahman Kasa, Kryetar i Unionit Turistik, ka qenë i ftuar ditën e sotme në Fax News në një lidhje direkte për të folur mbi vështirësitë dhe pritshmëritë e sezonit turistik.

Kasa pranon se fatmirësisht këtë vit situata paraqitet më mirë krahasuar me vitin e kaluar kur kishte vetëm pak muaj që ishim njohur me Covid-19.

Duke folur për zgjerimin e tregjeve, Kasa tha se ka kërkesë për zgjerim, kryesisht nga tregu serb. Ai shtoi se duhet të binden më shumë kompani që merren me grupe kulturore për të zgjedhur Shqipërinë si destinacionin e tyre.

Kreu i Unionit Turistik nuk la pa përmendur si problematikë faktin që Shqipëria nuk ka një ligj të mirëfilltë falimentimi, në mënyrë që një kompani e cila nuk ja del dot të shpallë falimentimin dhe të përfitojë diccka.

Një vlerësim ai e kishte për shqiptarët e Kosovës dhe vendeve shqipfolëse në rajon, për të cilët tha se mbajtën “gjallë” hotelet në bregdet.

Intervisa:

Sezoni ? Jemi aktualisht në javën e dytë të koperimit dhe për fat të mirë krahasuar me vitin e kaluar jemi më mirë, sepse kanë filluar fluturimet ccarter. Flas gjithmonë për bregdetin. Ccarterat vijnë nga vendet Evropës qëndrore, Polonia, Ccekia, Ukraina, Bjellorusia. Ka disa tregje tradicionale, kjo dhe për fakt të kontratave ekzistuese që vjet nuk u implementuan për shka të pandemisë dhe po zbatohen këtë vit. Për sa i përket zgjerimit të tregjeve kemi kërkesa, kryesisht ai serb, i cili ka filluar punon me kontrata garancie. Bizneset janë duke ja kthyer paratë me shërbime, dhoma, të cilat i kanë parapaguar para dy vitesh. Ky është fitim për bizneset sepse këto janë para të paguara. Është rreth 20%-30% e parave. Pjesa tjetër do paguhet.

Sfida kryesore? Që të arrijmë të bindim kompanitë që merren me grupe kulturore që të na sjellin grupet e tyre, sepse ekziston frika. Me qëllim që të fillojmë të rrisim numrat e turistëve që vijnë të vizitojnë Shqipërinë. Konferenca apo dasmat që mund t’i lejonte ato që në njëfarë mënyrë të gjeneronin para nuk funksionojnë. Pra nëse nuk punojnë dhe këtë vit, ata janë të falimentuar.

Falimentimi? Këtu nuk ka ligj të mirëfilltë falimentimi, që bizneset të deklarojnë falimentimin dhe të përfitojnë diccka si gjithë bota. Kshuqë, bizneset që kanë dyert e mbyllura ka me shumicë. Ky numër varion te 40%. Por të shpallin falimentimin te taksat nuk di ta them. Guidat pothuajse kanë ushtruar zero biznes. Transporti. Hotelet e qytetit. Edhe pse agjensitë e udhëtimit të cilat ishin të hapura me ligj, edhe ato pothuajse aspak biznes. Përjashtim hoteleve në bregdet, që edhe vjet, falë turisteve nga Kosova dhe vende të tjera shqipfolëse, ja arritën të mbijetojnë.

(E.H/Faxweb.al)

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re