Zak Topuzi, kreu i shoqatës së hotelerisë i ftuar në E-ZONE në Vizion Plus u shpreh se praktika për të vendosur çmime referencë nuk është korrekte. Sipas tij, të gjitha hotelet janë online dhe çmimet i kanë online në platforma ndërkombëtare.

 

“Referencat e kanë humbur qëllimin e tyre që 10 vjet para, kohë kur nuk kishte internet. Tashmë që çdo gjë është online dhe hotelet janë të listuar në “bursë” në të gjitha platformat hoteliere, si booking, Air BNB etj, çfarë referencë do të vendosë qeveria?”, u shpreh Topuzi.

 

Sipas tij, mbetet e vështirë përcaktimi i një çmimi referencë, kur një hotel shet dhoma me “shumicë”, kur bëhet fjalë për kontrata afatgjata. Çmimet mund të jenë të ndryshueshme si në ulje dhe të rritje në varësi të kushteve dhe disponibilitetit të hotelit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re