Publicisti Enver Bytyqi gjatë një prononcimi për televizionin FaxNews, bëri një analizë të detajuar të mbledhjes së përbashkët mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës. Deklaratën e Ramës se porti i Durrësit do të jetë dhe port i Kosovës, Bytiqi e sheh me skepticizëm dhe shprehet se kemi të bëjmë me një mashtrim të madh, pasi porti i Durrësit do të jetë një port i gjithë Europës Juglindore.

Si i tillë ky port do të shfrytëzohet më shumë nga shtetet ose shteti që ka më shumë fuqi ekonomike dhe rrjet shpërndarës më të madh, ku në Ballkanin Perëndimor ky shtet është Serbia. Gjithashtu studiuesi Bytyqi theksoi që se gjatë diskursit të sotëm në mbledhje u pa se kemi të bëjmë me një kryeministër normal të Kosovës dhe një kryeministër anormal të Shqipërisë.

“Më bën shumë skeptik deklarata e kryeministrit Rama se porti i Durrësit do të jetë dhe porti i Kosovës. Kjo është një gënjeshtër, porti i Durrësit do të jetë port i gjithë Europës Juglindore dhe do të shfrytëzohet më shumë nga ai shtet që ka kapacitetet shpërndarëse dhe ekonomike më të mëdha dhe kjo është Serbia. Ndaj them që është një mashtrim i madh.

Unë besoj se gjatë takimit të sotëm kishim një kryeministër normal, që ishte ai i Kosovës dhe një anormal që ishte ai i Shqipërisë.  Në vend që të fliste për marrëveshjet konkrete Rama e përdori këtë mbledhje për t’u shprehur për gjeopolitikën botërore. Diskursi politik i Ramës është ikje nga përgjegjësia dhe jo e një personi që merr përgjegjësi. Ajo që propagandoi Rama ditën e sotme ishte vetëm mini-shengeni”.- tha Bytyqi.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re