Skip to content

Hoti mesazh pas votimit: Pres që të kemi një proces të rregullt

Kryeministri në detyrë i Kosovës Avdulla Hoti i cili kandidon për një mandat të dytë ka votuar në zgjedhjet e parakohshme që zhvillohen këtë të dielë.

Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, pas votimit ka ftuar qytetarët që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.

Hoti ka thënë që pret që të kemi një proces të rregullt të standardeve evropiane.

“Ne e kemi kryer obligimin tonë. Ftojë qytetarët që kanë të drejtën e tyre për të votuar.

Sot është dita e tyre. Falënderojë të gjithë stafin e mbarëvajtjes së procesit të zgjedhjeve. Pres që të kemi një proces të rregullt të standardeve evropiane”, ka thënë Hoti.