Një ndër hoxhallarët e njohur të Shkupit, Bedri Lika, i ka dedikuar një status rastit të një doktori tetovar me famë, fjalëve të tij në një katedër universitare, ku përmblidhet dinjiteti njerëzor, që po e patë, edhe nëse të cenohet, ai sërish triumfon.

“Prof. Omer Xhemaili nga Tetova është shqiptari i parë në botë që ka kryer transplant zemre.

Së fundmi ai u emërua drejtor në Klinikën e Kardiokirurgjisë në Zürich. Përpara pak kohësh ishte i ftuar për një leksion pranë ‘Universitetit Kiril dhe Metodi’ në Shkup.  

Leksionin e hapur e nisi me këtë fjali: ‘Gëzohem që kam rastin të mbaj një ligjëratë në universitetin ku nuk më pranuan të punoj për arsye politike’.

Gjithë të pranishmit në sallë ulën kokën të turpëruar përpara medieve.

‘Dikur kam punuar kamerier për të mbështetur studimet dhe u sugjeroj të pranishmëve në sallë të jenë të sjellshëm me këdo, sepse një kamerier i ri adoleshent, një ditë mund t’ju operojë zemrën’, tha mjeku Xhemaili”, shkruan kështu hoxhe Bedri Lika. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re