Skip to content

Hoxha ironizon Metën: Shkëlqesi, populli i shqiponjave, jo ai i sorrave ka një shprehje “burrat, njihen sa e mbajnë fjalën”

Gazetari Artan Hoxha ka ironizuar qëndrimin e Ilir Metës se nuk do të jepte dorëheqjen nga posti i presidentit, edhe pse kishte premtuar se do largohen nëse Rama do të merrte 71 mandate.

“Tashmë jemi të lehtësuar, presidenti do të jetë në detyrë, deri në përfundim të mandatit të tij kushtetues… Por populli shqiptar, ai i shqiponjave, jo i sorrave, ka nje fjale të urtë: “Burrat, njihen sa e mbajnë fjalën”… Mesa duket në këete vend, nuk ka as thjeshtë “burra”, se për “burra shteti”, as që bëhet fjalë!”, shkruan gazetari Hoxha.

Postimi i plotë 

Presidenti…me 24 korrik 2022 do te rikthehet për të marrë kartën e anëtarësisë së LSI-së…”
Që të jemi korrekt, nuk është së prisnim vërtetë të jepte dorëheqjen. As që ja kërkoi kush të doerehiqej, sido që të shkonin zgjedhjet e 25 prillit. Presidenti, vetë deklaroi publikisht, solemnisht, për dy muaj me radhë në çdo media, se më 26 prill, nësë opozita humbte zgjedhjet, ai do të zhvishte kostumin e presidentit dhe do të rreshtohej në krye të opozitës…

Tashmë jemi të lehtësuar, presidenti do të jetë në detyrë, deri në përfundim të mandatit të tij kushtetues… Por populli shqiptar, ai i shqiponjave, jo i sorrave, ka nje fjale te urte: “Burrat, njihen sa e mbajnë fjalën”…

Mesa duket në këete vend, nuk ka as thjeshtë “burra”, se për “burra shteti”, as që bëhet fjalë…
Gjithsesi Shkëlqesi, urime që u ktheve sërish në zyre, pas një “arratie” të gjatë… Edhe pse në fakt nuk e kuptoj unitetin e kujt populli do të përfaqësosh, nga sot e tutje????!!!!

(TemA)