Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është një çështje që vitet e fundit është kthyer në vëmendjen e ndërkombëtarëve. Kohët e fundit korrigjimi i kufinjve është kthyer në një debat të fuqishëm në lidhje me trazirat që mund të sjellë në rajon një ndryshim i tillë.

 

Zv-Kryeministri i Kosovës Enver Hoxha, pjese e emisionit Real Story ne Vizion Plus, është shprehur se me marrëveshjen apo dialogun Prishtinë-Beograd ka theksuar se e rëndëishme është njohja reciproke e të dy palëve.

 

Sipas tij nuk kemi të bëjmë me korrigjim kufinjsh, por me demarkim të tyre.

 

“Marrëveshja nuk ka të bëjë vetëm me njohjen e kufirit, por që të kemi një njohje me të drejta të plota si shtet i pavarur, në marrëdhënie ekonomike, politike e rajonale nga Serbia në vitin 2019 po sa e gatshme është  ajo për ta realizuar një gjë të tillë.”

 

Ndër të tjera Hoxha ka theksuar se elita politike nuk duhet të dorëzohet në këtë rast por të ketë një bashkëpunim.

 

“BE e ka kushtëzuar të ardhmen e Serbisë në Prishtinë dhe të ardhmen e Kosovës në Beograd. Elita politike në Prishtinë të mos struket në statusko por të mendojë çfarë është e mundshme në 2019-ën. Ne si elitë politike, opozitë, qeveri dhe presidenti Hashim Thaçi, duhet të jemi njëzëri në Bruksel në lidhje me dialogun. Kosova në vitin 2018 nuk ka një pozicion më të mirë në krahasim me vitet e tjera.”

 

Gjithashtu Hoxha është shprehur optimist se në vjeshtën e këtij viti dhe në pranverën e vitit që vjen do të arrihet të krijohet një dritare në dialogun me Serbinë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re