Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj  është takuar këtë të shtunë me delegacionin e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian. Menjëherë pas takimit, Hoxhaj është shprehur optimist për çështjen e liberalizimit të vizave duke thënë se mund të ketë lajme të mira në verën e këtij viti.

 

“Kemi diskutuar për liberalizmin e vizave, fitova një përshtypje që pas zgjedhjeve në Bashkimin Europian në maj të këtij viti, mund te krijohet një rrethanë e re dhe në verë mund të ketë vendimmarrje pozitive”.

 

Ndër të tjera në fjalën e tij zv.kryeministri ka thënë se evropianët janë të vendosur që të mbyllet dialogu Kosovë-Serbi, ndërsa ishte diskutuar edhe çështja e taksës për produktet serbe dhe boshnjake.

 

“Rrallë herë i kam parë evropianët më të vendosur qe të mbyllet dialogu Kosovë-Serbi me njohje të ndersjellë. Një shqetësim të tretë qe e kishin ishte çështja e taksës. Duan ta shohin pezullimin e taksës si mundësi për vazhdim të dialogut”.

 

Ndërkohë që në prononcimin e tyre David McAllister, që udhëheq delegacionin prej 7 eurodeputetëve, ka folur shumë shumë shkurt dhe ka theksuar se në këtë takim është biseduar për çështjet aktuale, liberalizimin e vizave dhe se si mund të avancojnë dialogun Kosovë-Serbi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re