Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka shprehur zhgënjimin e tij me Bashkimin Evropian, për mos-reagimin ndaj deklaratave raciste të bëra të mërkurën nga kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, ndaj popullit të Kosovës.

 

Në një konferencë të përbashkët për media me ambasadorin e BE-së në Beograd, kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç ka thënë se shqiptarët e Kosovës “janë të dalë nga mali”. Edhe pse pati shumë reagime nga shumë ndërkombëtarë dhe personalitete rajonale, askush nga Bashkimi Evropian nuk bëri ndonjë reagim.

 

Hoxhaj tha se është zhgënjyese që BE-ja qëndron dëshmitare e deklaratave të tilla dhe nuk reagon fare. Përmendi edhe faktin që në pakon e zgjerimit të BE-së, Serbia është e renditur në grupin e parë së bashku me Malin e Zi.

 

 “Në një konferencë shtypi me Ambasadorin e BE-së kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabic bën komente raciste kundër Kosovës. Ajo tha se shqiptarët “janë të dalë nga mali. I zhgënjyer me mosreagimin e BE-së kur shteti që e kanë vendosur në grupin e parë në pakon e zgjerimit përdorë gjujë të tillë ndaj Kosovës”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re